Ish-deputetja e GUXO i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Mos e sulmoni presidenten - NACIONALE

Ish-deputetja e GUXO i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Mos e sulmoni presidenten

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e GUXO, Jeta Statovci, i ka dalur në mbrojtje presidentes Vjosa Osmani.

Kjo pas kritikave për vizitën e saj në Mitrovicë.

Postimi:

LDK përmes Avdullah Hotit paska vazhduar sulmet irracionale ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Si duket, LDK nuk po del dot nga pasoja që i ka shkaktuar vetes 5 vite më parë, kur përjashtuan figurën më të fuqishme politike, pikërisht Presidenten.

Çfarë mëkati qenka që Presidentja e shtetit, të vizitoj një Kryetar komune? Për më tepër që, të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka Mitrovica për sigurinë, bashkëjetesen dhe stabilitetin e Kosovës.

Presidentja Osmani ka vizituar edhe më parë këtë qytet, edhe kur Kryetar në Mitrovicë nuk ka qenë Faton Peci. Por, LDK reagoi menjëherë e me panikë kur u vizitua Faton Peci, e kuptueshme me çfarë motivi.

Nëse Partia GUXO është thembra e Akilit të LDK-së, le t’i reagojnë partisë, jo Presidentes, e cila, apsolutisht ka kryer rolin e saj kushteutes, dhe apsolutisht, nuk ka ushtruar kurfarë ndikimi partiak.

Nëse LDK ka problem me atë se çfarë aktiviteti politik do bëj Presidentja Osmani pasi t’i ketë mbaruar mandati, këtë traumë nuk mund t’ia heqim ne, por të paktën, të mos sulmojnë institucionin më serioz të Republikës, atë të Presidencës.

Lajme të ngjashme