Ish-deputeti i VV-së tregon arsyet se pse ia mori inatin Albin Kurtit
Florin Krasniqi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ të T7, ka treguar se pse është inatosur me kryeministrin Kurti.
Një nga arsyet kryesore, sipas Krasniqit, është se ai i lëshoi aktivistët e VV-së në qafë ndaj ish-kryetarit të partisë, Visar Ymeri, kur ky i fundit ndau rrugët me Kurtin.
“Arsyeja pse unë jam inatosë thellësisht me Kurtin, se nuk mundesh me ia lëshu krejt langojt e VV-së Visar Ymerit. Ai është kuadri më i mirë në Kosovë. Krejt langojtë e VV-së ia lëshoi Ymerit”, tha Krasniqi.
