Ish-deputeti i VV-së: Kurti nuk dëshiron të japë dorëheqje - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së: Kurti nuk dëshiron të japë dorëheqje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Afrim Kasolli, analist dhe ish-deputet i VV-së, ka folur rreth idesë së zgjedhjeve të reja.

Sipas Kasollit, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk dëshiron të japë dorëheqje. Tutje, ai shtoi se Kurti dëshiron t’ia lerë Kuvendit të Kosovës përgjegjësinë.

“Sa i përket unitetit transatlantik ai do të vazhdojë të mirëmbahet për shkak të luftës në Ukrainë nga administrata aktuale e Biden. Kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet ën BE dhe në SHBA. Dallimi ndërmjet situatës para 4 vitesh është që Kurti e di që opozita nuk ka kapacitetet, është duke ndjekur një strategji tjetër. Nuk dëshiron të japë dorëheqje, por i bën ftesë opozitës që zgjedhjet e parakohshme të vijnë përmes shpërbërjes së Kuvendit, në një farë mënyrë përgjegjësinë dëshiron t’ia larë Kuvendin dhe jo të lërë përshtypjen se është dorëzuar. Kurti kërkon ta bëjë me përgjegjësi Kuvendin dhe jo veten” – tha ai.

Lajme të ngjashme