Ish-deputeti i VV-së: Kjo qeveri po i shndërron qytetarët në refugjatë, do të mbahet mend për akt të abuzimit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka thënë se Qeveria e Kosovës me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet hyrja në Gjermani me pasaportë me afat të skaduar, po i shndërron ata në refugjatë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pushteti do të mbahet mend për këtë akt të “pashembullt të abuzimit”.
“Pra ky pushtet do mbahet mend edhe per kete akt te pashemnullt te abuzimit. Shnderrimin e qytetareve te saj ne refugjate, per shkak te privimit te tyre nga dokumentet e udhetimit. Dicka e papare dhe pa degjuar ne historine e sistemeve demokratike.” – ka shkruar mes tjerash Kasolli.
Postimi i plotë:
Nje qytetar pa pasaport jashte vendit te tij shnderrohet ne refugjat. Kete konvertim askush nuk e kishte verejtur me mire se shkrimtari i njohur S. Cvajg ne vepren e tij “ Bota e djeshme”. Ai tregon se si zhvleftesimi i pasaportes se deri atehershme austriake kishte shenuar nje moment dramatik ne jeten e tij. Papritmas thote ai nga “qytetar u bera refugjat”.
Qeveria e Kosoves me paaftesine e saj per t’i pajisur me kete dokument qytetaret e saj, atyre brenda eshte duke ua shkelur te drejten elementare te levizjes duke i getoizuar edhe me shume, kurse ata qe ndodhen jashte vendit po i shnderron ne refugjate.
Pra ky pushtet do mbahet mend edhe per kete akt te pashemnullt te abuzimit. Shnderrimin e qytetareve te saj ne refugjate, per shkak te privimit te tyre nga dokumentet e udhetimit. Dicka e papare dhe pa degjuar ne historine e sistemeve demokratike.
