Ish-deputeti i LDK-së thotë se Berlusconi ka merita që ai është gjallë pas atentatit që i kishte ndodhur
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Fetah Rudi ka shprehur pikëllimin e tij me lajmin se ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur.
Rudi thotë se meritat që ai është gjallë pas atentatit që i kishte ndodhur në vitin 200 i takojnë “edhe Silvio Berlusconit”.
Ai thotë se Qeveria e Berlusconit ia kishte mbuluar të gjitha shpenzimet e trajtimit.
“Sot, ndjej pikëllim për vdekjen e Berlusconit, një mik i madh i shtetit të Kosovës! Zoti e bekoftë!” - ka shkruar ai në një postim në Facebook.