Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: 28 dhjetori do të tregojë se stratergjia e Kurtit ishte një autogol historik - NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: 28 dhjetori do të tregojë se stratergjia e Kurtit ishte një autogol historik

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk i ka bërë llogaritjen mirë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se diaspora nuk do të votojë ashtu siç pretendo VV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 28 dhjetori do të tregojë se strategjia e Kurtit ishte një autogol historik.

“Albin Kurti e shtyu vendin drejt zgjedhjeve më 28 dhjetor, me idenë se diaspora do t’i sillte edhe njëherë fitoren VV-së. Data u mendua si “arma sekrete” për të marrë maksimumin nga vota e mërgatës. Por kjo llogari po kthehet në autogol. Pikërisht në periudhën e fundvitit, kur rrugët Gjermani–Zvicër–Austri–Kosovë mbushen me bashkatdhetarë, në vend do të jenë fizikisht edhe ata që tradicionalisht votojnë trashëgimtarët e Rugovës, strukturat e Thaçit dhe Haradinajt. Diaspora ka shansin më të madh pas luftës që të mobilizohen dhe të votojnë shumë më fort se zakonisht”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë. Kjo është shumë më tepër se 35.000 votat që Kurti i ka futur me kohë në kalkulimet e tij politike dhe i konsideron si të garantuara nga diaspora. Kur Kurti e trajton kalendarin zgjedhor si Excel personal, rrezikon të harrojë një të vërtetë të thjeshtë: populli nuk është rresht në tabelë, por në kuti të votimit. Më 28 dhjetor ai do të zbulojë se “strategjia” e tij ishte në fakt… një autogol historik”, ka shkruar Cufaj.

Lajme të ngjashme