Ish-ambasadori Cana për ‘shifrat’ e Kurtit: Kryeministri figurë komike, ne të qeshim dhe të qajmë - NACIONALE

Ish-ambasadori Cana për ‘shifrat’ e Kurtit: Kryeministri figurë komike, ne të qeshim dhe të qajmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana ka thënë se Kosova është në krizën ekonomike më të thellë që është parë ndonjëherë.

Ai e ka shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, ku ky ka publikuar disa shifra që pretendon se janë për rritje ekonomike.

Cana konsideron se Kurti është shndërruar në figurë komike dhe se nuk ka mendur asgjë më shumë se sa “të qeshim por edhe të qajmë”.

“Rezultati i këtij eksperimenti të dështuar do të shihet deri në pranverën e ardhshme dhe rezultatet do të jenë katastrofale me pasoja historike”, tha ai.

Postimi i plotë:

Kur një Kryeminister shëndrrohet në figurë komike neve nuk ba mbetet asgjë më shumë sesa të qeshim por dhe të qajmë!

Hajgare institucionale dhe Kryeministrore por fatkeqësisht realiteti është i hidhur dhe kriza ekonomike është më e thellë që kemi pa ndonjeherë dhe dora e shtetit është më jo kompentente dhe dobët ndonjëherë.

Rezultati i këtij eksperimenti të dështuar do të shihet deri në pranverën e ardhshme dhe rezultatet do të jenë katastrofale me pasoja historike.

Kur një Kryeminister shëndrrohet në figurë komike neve nuk ba mbetet asgjë më shumë sesa të qeshim por dhe të...

Posted by Edon Cana on Saturday, October 8, 2022

Lajme të ngjashme