Ish ambasadori Berisha: Dialogun me Serbinë Kurti po e zhvillon në mënyrë jotransparente e të fshehtë - NACIONALE

Ish ambasadori Berisha: Dialogun me Serbinë Kurti po e zhvillon në mënyrë jotransparente e të fshehtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori Anton Berisha, që tash është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kritik ndaj mënyrës se si Kurti po e udhëheq dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kurti po e dëshmon çdo ditë se është kundër asaj çfarë ka “propaganduar një dekadë e më shumë” në skenën politike kosovare. Berisha në këtë pikë duket se i referohet shumë qëndrimeve të shkelura tashmë nga kryeministri aktual.

“Edhe, dialogu të cilin e kishte kushtëzuar, jo vetëm që ka hyrë në të pa kushte, por është duke e zhvilluar në mënyrë jotransparente, herë-herë të fshehtë dhe me sqarime manipulative, dhe çka është më shqetësuese, dialogu është kthyer në nivelin teknik e që nuk i dihet fundit,” -
tha Berisha.

Lajme të ngjashme