Isa Mustafa i del kundër Përparim Ramës për kamerat: Nuk pajtohem të vëzhgohem unë e shkopi im - NACIONALE

Isa Mustafa i del kundër Përparim Ramës për kamerat: Nuk pajtohem të vëzhgohem unë e shkopi im

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar idenë e Komunës së Prishtinës për vendosjen e kamerave të mençura në kryeqytet.

Në fakt, Mustafa e ka lavdëruar një shkrim të Dardan Gashit, analist në RTV Dukagjini, duke thënë se atë duhet ta lexojnë disa herë udhëheqësit aktual të Prishtinës.

Tutje, ai ka treguar një histori nga e kaluara e tij si kryetar i Prishtinës, duke shtuar se ai është kundër idesë së vëzhgimit me kamera.

“Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë... çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd!” – shkroi Mustafa.

Lajme të ngjashme