Ironizon Syla: Bone e jep Shqipëria gol sonte, në Facebook ka me u dokë sikur Kurti e dha
Valon Syla, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar lojën e Shqipërisë kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Sipas Sylës, nëse Shqipëria jep sot gol, do të duket në Facebook sikur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e dha gol.
“Bone e jep Shqipëria goll sonte, ka me ju doke juve në facebook sikur Albin Kurti e dha goll.
Lajmin garant e thotë Rron Gjinovci tu thonë, kur ka jep kësi golle Shqipëria përpara?
Veç qe e boni Albini, ra edhe golla.” – deklaroi ai.