Ironizon Smajljaj për asistentët e deputetëve: A kanë me pi ujë në cezme sikurse deputetët? - NACIONALE

Ironizon Smajljaj për asistentët e deputetëve: A kanë me pi ujë në cezme sikurse deputetët?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot u kuptua që dhjetra deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë angazhuar asistentë, të cilët paguhen deri në 600 euro nga buxhet i Kosovës.

Në lidhje me këtë temë, ka shkruar edhe Avdi Smajljaj, i cili, në fakt, ka ironizuar me çështjen e asistentëve të deputetëve.

Ai ka shtruar një pyetje.

“Këta asistentat a kanë me pi ujë në cezme sikurse deputetët?!” – shkroi z. Smajljaj.

Tutje, ai e ka quajtur zhvatje të buxhetit angazhimin e asistentëve të deputetëve.

“Nuk iu bëjnë punë, nuk ua mbushin boshllëkun profesional e politik.

Mendësi me zhvatë buxhetin e shtetit. Kaq, asgjë më shumë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme