Ironizon Rama: Përzierje e hatashme, njerëz nga Kosova, Maqedonia dhe ndërkombëtarë po vijnë për të shpëtuar Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet dhe kritikat e qytetarëve, por nuk duhet të drejtohet nga presioni i rrjeteve sociale apo nga zhurma publike.
Ai theksoi se vendimmarrja politike duhet të ruajë drejtimin dhe stabilitetin, pavarësisht reagimeve të momentit.
Duke komentuar debatet e fundit, Rama tha:
“Ka një përzierje të hatashme ndërkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve, ndërkohë njerëzit që flasin me arsye e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.”
Rama shtoi se një qeveri nuk duhet të mbyllë veshët ndaj kritikave, por as të dorëzojë drejtimin përballë zhurmës apo ndikimit të opinionit online.
“Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët, por duhet të dëgjojë edhe atë që thuhet në sheshin e xhirmieve, është shumë e qartë që janë dëgjuar”, tha ai.