Ironizon Kasolli, “Osmani e pati shansin ta pyes Kurtin se çka ka biseduar 8 orë mbyllur me Vuçiqin e Lajçakun” - NACIONALE

Ironizon Kasolli, “Osmani e pati shansin ta pyes Kurtin se çka ka biseduar 8 orë mbyllur me Vuçiqin e Lajçakun”

2 orë më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Afrim Kasolli ka ironizuar pas takimit disa orësh të Vjosa Osmanit e cila shoqëroi Lumir Abdixhikun në takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kjo në lidhje me një deklaratë të Osmanit gjatë fushatës zgjedhore e cila fliste për takime të mbyllura e të fshehta të Kurtit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe emisarin sllovak Miroslav Lajçak.

“Keshtu qe tash te pakten e ka pasur shansin t'i kërkojë llogari kryeministrit Kurti per takimet sekrete me kryetarin serb,” shkroi Kasolli.

Postimi i plotë:

U shtruan shume pandehma se cka mund te pritet nga ky takim mbi dy ore. Sidomos kur marrim parasysh faktin se te dy palet u deklaruan se kane vullnet per t'i vazhduar takime te tilla.

Megjithatë, nje gje nuk u be e qartë se a ka pyetur Vjosa Osmani kryeministrin Kurti se çfare ka biseduar per 8 ore me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ne prani te Mirosllav Lajçak-ut, pasi e njejta pat deklaruar se ne cilesine e presidentes nuk ishte informuar per permbajtjen e atij takimi sekret. Keshtu qe tash te pakten e ka pasur shansin t'i kërkojë llogari kryeministrit Kurti per takimet sekrete me kryetarin serb.

Lajme të ngjashme