Ironizon analisti Smajljaj: Nipi i Besnik Bislimit s’mujti me rregullu arsimin e lartë, tash radha e dajës - NACIONALE

Ironizon analisti Smajljaj: Nipi i Besnik Bislimit s’mujti me rregullu arsimin e lartë, tash radha e dajës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdi Smajljaj, analist, ka shkruar një status ironizues në lidhje me nipin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit.

Ai ka thënë se meqenëse nipi i Bislimit nuk arriti ta përmirësojë arsimin e lartë, tash është mirë të provohet edhe daja i Bislimit.

“Përderisa nuk ka mundur Nipi i z.Bislimit me rregullu arsimin e lartë, nuk besoj se mundet dikush me rregullu. Bën me provu edhe me Dajën e z.Bislimit, edhe ai nëse nuk bën punë, duhet me lanë krjet këtë farë pune, se nuk bahet.”, shkroi z.Smajljaj.

Nacionale nuk e di nëse daja i z.Bislimit është i gatshëm të marrë një përgjegjësi të tillë, të cilën e propozon me ironi z.Smajljaj.

Lajme të ngjashme