Irlandë, nëntë të vdekur nga shpërthimi në një pikë karburanti
Pas një shpërthimi në një pikë karburanti në qytetin Donegal, Irlandë, kanë humbur jetën nëntë persona, me disa të tjerë që janë duke u trajtuar në spital dhe me disa të zhdukur.
Shpërthimi në stacionin e shërbimit Applegreen ka shkaktuar dëme të shumta, duke përfshirë ndërtesat dhe makinat përreth.
Kryeministri irlandez Micheal Martin tha se kombi është në zi për jetët e humbura, ndërsa u bë e ditur se punonjësit e urgjencës nga të dy anët e kufirit irlandez janë të përfshirë në operacionin e shpëtimit.
