Irani thotë se armiqtë e tij nuk do të jenë të sigurt “as në shtëpitë e tyre” - NACIONALE

Irani thotë se armiqtë e tij nuk do të jenë të sigurt “as në shtëpitë e tyre”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Irani ka paralajmëruar se armiqtë e tij nuk do të jenë të sigurt as në shtëpitë e tyre.

Rojat Revolucionare të Iranit (IRGC) thanë se humbjet e fundit të liderit suprem dhe zyrtarëve të tjerë të lartë “nuk e kanë lëkundur [Iranin], por e kanë bërë më të fortë”, sipas raportimit të mediave shtetërore, transmeton televizioni CNN.

Rojat Revolucionare thanë se Irani do të vazhdojë që të luftojë “derisa të mposhtet armiku i fundit”.

“Armiku duhet të dijë se ditët e tij të lumtura kanë marrë fund dhe ata nuk do të jenë më të sigurt askund në botë, madje as në shtëpitë e tyre” – tha grupi elit i ushtrisë iraniane.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të hënën se “absolutisht nuk ka plane” që aleanca të përfshihet në luftën me Iranin, edhe pse i lavdëroi veprimet ushtarake të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme