Irani mohon se i dërguari i OKB-së takoi Musk - NACIONALE

Irani mohon se i dërguari i OKB-së takoi Musk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur një takim mes ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara dhe Elon Musk, personit më të pasur në botë dhe aleatit të ngushtë të presidentit të zgjedhur Donald Trump, shkruan CNN.

The New York Times raportoi se takimi ka ndodhur më herët këtë javë, duke cituar dy zyrtarë iranianë.

Por, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, e "mohoi kategorikisht" se ka pasur një takim dhe u "befasua" nga raportimi i mediave amerikane.

The Times raportoi se një takim mes Musk dhe dërguarit të Iranit, Amir Saeid Iravani, është mbajtur në një lokacion sekret në New York të hënën dhe ka zgjatur më shumë se një orë, duke cituar zyrtarët iranianë, të cilët, sipas raportimeve, e përshkruan diskutimin si të përqendruar në mënyrat për të dekurajuar tensionet midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme