Irani kërcënon me hakmarrje pas sulmeve të SHBA-së mbi bazat e nisjes dhe varkat
Komanda Qendrore e ShBA-sëdeklaroi të hënën se bazat e raketave dhe varkat iraniane që përpiqeshin të vendosnin mina ishin vënë në shënjestër të atyre që i quajti "sulme vetëmbrojtjeje" në jug të Iranit.
Ministria e Jashtme e Iranit, siç citon BBC, deklaroi se bën përgjegjëse ShBA-në për pasojat e "veprimeve agresive dhe të pajustifikuara" në rajonin e Hormozganit.
"Pa asnjë dyshim, Republika Islamike e Iranit nuk do të lërë asnjë veprim dashakeq pa përgjigje dhe nuk do të hezitojë të mbrojë kombin iranian," thuhej në deklaratën iraniane.