Irani dënon thirrjen e OKB-së për hetimin e dronëve
Irani ka dënuar ashpër thirrjen e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë për Kombet e Bashkuara që të hetojnë akuzat se Rusia ka përdorur dronë iranianë për sulmet në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Iranit, ka thënë se kjo kërkesë ishte “e pabazë”, duke shtuar se e dënon dhe refuzon me forcë.
Ndërkohë, Ukraina thotë se Rusia ka përdorur dronë sulmues Shahed-136 të prodhuar nga Irani. E nëse një gjë e tillë vërtetohet, këto akuza do të ishin në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Akuzat për përdorimin e dronëve iranianë, deri më tani janë mohuar si nga Teherani ashtu edhe nga Moska.
