Irani dënon me vdekje katër persona për bashkëpunim me inteligjencën izraelite
Katër persona u dënuan me vdekje të mërkurën nga sistemi iranian i drejtësisë nën akuzën për bashkëpunim me shërbimin izraelit të inteligjencës e rrëmbimit të njerëzve, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, “Mehr”.
Republika Islamike për një kohë të gjatë e ka akuzuar Izraelin për kryerje të operacioneve të fshehta në territorin e saj. Teherani së fundi i akuzoi shërbimet izraelite e perëndimore të inteligjencës për komplotimin e një lufte civile në Iran.
Irani është përfshirë nga disa prej protestave më të mëdha antiqeveritare që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, raporton agjencia “Reuters”.