IPK rekomandon supsendimin e dy zyrtarëve policorë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar serb - NACIONALE

IPK rekomandon supsendimin e dy zyrtarëve policorë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar serb

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektoriati Policior i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor. Të dy dyshohet se ishin përfshirë në keqrajtimin e një qytetari serb në veri të Mitrovicës.

Sipas IPK-së, supsendimi është në interes të hetimit.

“Rekomandimi për suspendim është bërë në interest të hetimit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në keqtrajtimin e qytetarit në këtë rast. Inspektorati Policor në kuadër të autorizimeve ligjore do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente për të sqaruar rrethanat e këtij rasti” thuhet në njoftim të IPK-së.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 26 tetor, pas orës 3 të mëngjesit, me policinë që ndërhyri në një dyqan ku një i dyshuar tentoi të dëmtojë gjëra dhe pajisje të ndryshme, të cilat ishin të rrethuara me rrjetë mbyllëse.

Lajme të ngjashme