IPK jep detaje për vrasjen në Ferizaj: I dyshuari është vetdorëzuar dhe suspenduar nga puna - NACIONALE

IPK jep detaje për vrasjen në Ferizaj: I dyshuari është vetdorëzuar dhe suspenduar nga puna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati policor i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sipas IPK-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në një restorant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.” – thuhet në njoftim.

Sipas IPK-së, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme