IPK arrestoi një police, dyshohet se hyri në sistem për të parë nëse një shtetas i Serbisë është apo jo në kërkim policorë - NACIONALE

IPK arrestoi një police, dyshohet se hyri në sistem për të parë nëse një shtetas i Serbisë është apo jo në kërkim policorë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektoriati Policior i Kosovës ka arrestuar një police, si dhe e njejta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ajo dyshohet se hyri në sistem, pa autorizim dhe atë për të parë nëse një shtetas i Serbisë ishte apo jo në kërkim policorë.

Detajet:

Komunikatë për media

IPK arrestoi një zyrtare policore të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë/ Glloboçicë, 20 korrik 2025

Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari - shtetas i Republikës së Serbisë.

Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës

Lajme të ngjashme