Investimet në shëndetësi, Hamza: Qytetarët tanë t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci - NACIONALE

Investimet në shëndetësi, Hamza: Qytetarët tanë t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka publikuar një video përmes se cilës thotë se kanë transformuar tërësisht fshatrat dhe qyteti e Mitrovicës në sektorin e shëndetësisë.

Brenda videos, Hamza ka njoftuar për ndërtimin dhe rinovimin e disa Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës.

Ai tutje ka thënë se këtë transformim do ta bëjnë edhe në nivel të vendit.

Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës. Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar.” – ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme