Investimet në Sazan: Jared Kushner dhe Ivanka Trump arrijnë në Vlorë - NACIONALE

Investimet në Sazan: Jared Kushner dhe Ivanka Trump arrijnë në Vlorë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhëndri i Donald Trump Jared Kushner ka arritur në Vlorë bashkë me gruan e tij, vajzën e Trump, Ivankën.

Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë, shkruan Euronews.

Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Aty do të zhvillojnë një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit. Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Lajme të ngjashme