Intervistohen dy të dyshuarit që vodhën makinën për prerjen e barit në një xhami në Suharekë
Dy persona janë arrestuar për vjedhjen e një makine për prerjen e barit në një xhami në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Sipas raportit të PK-së, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Gjinoc- Suharekë 16.12.2023-NN. Me 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.