Intervistohen 72 persona në Suharekë për falsifikim të rezultatit zgjedhor, ndalohen 19 prej tyre - NACIONALE

Intervistohen 72 persona në Suharekë për falsifikim të rezultatit zgjedhor, ndalohen 19 prej tyre

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka intervistuar 72 persona në Suharekë, nën dyshimet për “falsifikimin e rezultatit zgjedhor”.

Në një komunikatë për media, bëhet me dije se 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

“Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar shtatëdhjetë e dy (72) të dyshuar.

Nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme