Interpretimi i Kusarit: Tensionet në veri, lojë e Vuçiqit për ta zhvendosur vëmendjen nga plani franko-gjerman
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit dhe për qëndrimin e barrikadave atje.
Ajo në një intervistë për Kossovapress ka thënë se Presidenti i Serbisë, zhvillimet në veri i ka quajtur si lojë e Vuçiqit, duke thënë se e bënë për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit franko-gjerman, për një marrëveshje finale.
“(Zhvillimet në veri) Lojë e Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian, apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijën, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, ajo tutje është shprehur se këto zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, e që si pasojë, Vuçiq ka deklaruar se do të kërkojë sjelljen e trupave serb në Kosovë, sipas saj maskën e fundit të Vuqiq karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komunitetit serb në Kosovë.
“Pretendimet territoriale dhe synimet për konflikt tjetër të mundshëm të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën. Tash edhe zyrtarisht ata kanë deklaruar dhe konfirmuar se do të kërkojnë të sjellin trupat e tyre në Kosovë, duke ditur se tashmë në dekadën e fundit kanë afruar baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Ka pasur vazhdimisht patrullime, deri tek edhe paraqitja e ambasadorit rus në kufi me Kosovën. Kjo nuk është se nuk është ditur apo parë, por nuk është thënë publikisht. Tash këto rrethanat e fundit kanë hequr edhe maskën e fundit të Vuqiq karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë tutje ajo.
Kusari-Lila gjithashtu tha se është e rëndësishme që të synohet normalizimi i raporteve, në mënyhrë që të hiqen barrikadat në Kosovë.
“Më e rëndësishmja është që synohet normalizim i plotë i raporteve që të hiqen të gjitha pengesat aktuale që janë për Kosovën në rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar. Njohjen nga vendet jo njohëse dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, thotë ajo.
