Inteligjenca artificiale zbulon miliona materiale që nuk ekzistojnë ende. - NACIONALE

Inteligjenca artificiale zbulon miliona materiale që nuk ekzistojnë ende.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkencëtarët kanë zhvilluar një algoritëm të inteligjencës artificiale (AI) që është i aftë të parashikojë strukturën dhe vetitë e më shumë se 31 milionë materialeve që nuk ekzistojnë ende.

Ky mjet i AI-së, i quajtur M3Gnet, mund të çojë në zbulimin e materialeve të reja me veti të jashtëzakonshme, sipas ekipit nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego që e krijoi atë.

M3Gnet ishte i aftë të popullonte një databazë të madhe që ende s’ishte sintetizuar me materiale në mënyrë të menjëhershme.

“Ashtu si me proteinat, ne duhet ta dimë strukturën e materialit për të parashikuar vetitë e tij,” – u shpreh profesori Shyue Ping Ong.

“Ne përnjëmend besojmë që arkitektura e M3Gnet është pajisje transformative që mund të zgjerojë shumë aftësinë tonë për të eksploruar kimitë dhe strukturave e materialeve të reja,”

Ekipi i shkencëtarëve tash planifikon të rris në mënyrë domethënëse numrin e materialeve në databazë, derisa vazhdon të hulumtuojë se cilat materiale mund të jenë të dobishme për të asistuar zbulimet e ardhshme shkencore.

Ky studim me detaje është botuar në revistën shkencore “Nature Computational Science”.

Lajme të ngjashme