Inspektorët e OKB-së arrijnë në centralin bërthamor të Ukrainës - NACIONALE

Inspektorët e OKB-së arrijnë në centralin bërthamor të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ekip inspektorësh të Kombeve të Bashkuara arritën në centralin bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës të enjten në misionin për ta mbrojtur objektin nga ndonjë katastrofë rrezatimi.

Ekipi arriti në central përderisa palët e konfliktit po luftonin. Për shkak të luftimeve, një reaktor u fik, duke i nënvizuar urgjencën dhe rrezikun e detyrës.

Vizita e delegacionit të ekspertëve prej 14 anëtarësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore erdhi pas bisedimeve që zgjatën me muaj për ta siguruar qasjen në central. Ekipi u udhëhoq nga drejtori i agjencisë, Rafael Grossi.

Përderisa ekspertët u nisën drejt kompleksit të centralit, Rusia dhe Ukraina e akuzuan njëra-tjetrën për bombardim të zonës dhe përpjekje për ta devijuar vizitën e ekspertëve.

Rossi tha se rreziku është shumë i madh në të ashtuquajturën zonë e hirtë mes pozicioneve ukrainase e ruse. Sidoqoftë, ai shtoi: “Por ne konsiderojmë se i kemi kushtet minimale për të lëvizur.”

Centrali bërthamor në Zaporizhia është pushtuar nga forcat ruse, por në të ende punon stafi ukrainas. Ukraina pretendon se Rusia po e shfrytëzon këtë central si mburojë, duke vendosur armë aty e duke nisur sulme nga ajo zonë.

Lajme të ngjashme