Inspektorati në Prishtinë me aksion për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Komunës së Prishtinës në dy aksione të ndryshme sot ka bërë lirimin e hapësirave publike - trotuareve në kryeqytet.
Përmes një njoftimi nga kjo drejtori, thuhet se në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura të cilat hapësirat e gjelbërta dhe trotuaret i kishin shndërruar në vend parkim ilagal të veturave private.
“Këto hapësira do të lirohen plotësisht për të mundësuar rigjelbërimin e asaj pjese nga ndërmarrja përgjegjëse e kryeqytetit.” – thuhet në njoftim.
Ndërsa në aksionin tjetër, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë.