Inspektorati i Punës me aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, ndalohen punimet në 34 vende - NACIONALE

Inspektorati i Punës me aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, ndalohen punimet në 34 vende

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka kryer 72 inspektime në gjithë territorin e vendit në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Përmes një njoftimi, ky institucion ka bërë me dije se nga këto inspektime puna është ndaluar në 34 punishte.

“Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e para të inspektimeve të realizuara deri më tani në kuadër të këtij aksioni”, është thënë në njoftimin e Inspektoratit.

Lajme të ngjashme