Inspektor i Punës në Prishtinë arrestohet për korrupsion - NACIONALE

Inspektor i Punës në Prishtinë arrestohet për korrupsion

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor të punës në Prishtinë, i dyshuar për korrupsion. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka mbledhur prova që tregojnë se inspektori, me inicialet G.B., i ka kërkuar 2 mijë euro ryshfet pronarit të një kompanie ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori e kishte kushtëzuar pronarin, shtetas të huaj me leje qëndrimi të përkohshme, duke i kërcënuar se do t'i ndërpriste punimet nëse nuk paguante.

Hetuesit kanë dyshime të bazuara për veprat penale "keqpërdorimi i pozitës" dhe "marrja e ryshfetit".

I arrestuari është mbajtur për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Lajme të ngjashme