Raportohet për nepotizëm në ministrinë e Haxhiut: Një sekretare, tjetra në komision për ta bërë shoqen drejtoreshë - NACIONALE

Raportohet për nepotizëm në ministrinë e Haxhiut: Një sekretare, tjetra në komision për ta bërë shoqen drejtoreshë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë është në proces të rekrutimit të një kandidati për pozitën ‘’Drejtor i Departamentit Ligjor”. Ky proces nuk ka kaluar pa ndërhyrje nga jashtë. Për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë, tre prej të cilëve janë thirrur në testim me shkrim. Për vetëm një është përzgjedhur për intervistë me gojë, raportoninsajderi.

Gazeta Insajderi raportonn se Feride Podvorica është kandidatja që ka kaluar fazën e testit me shkrim dhe pritet të intervistohet nesër.

Kandidatja e përzgjedhur sipas Insajderit del të jetë njeri i afërt me sekretaren e ministrisë, Anita Kalanderi.

Dyshohet se sekretarja e ministrisë ka angazhuar shoqen e saj, Flutura Berbati Zejna si anëtare e komisionit për të bërë përzgjedhjen e shoqes tjetër të saj, Ferida Podvorica.

Flutura Berbati Zejna është sjellur nga Agjencia për Ndihmë Juridike falas e cila ushtron pozitën e UD’së.

Aleanca shoqërore e treshes mund të shihet edhe në disa postime në rrjetin social Facebook.

Madje dyshja, Anita Kalanderi dhe Flutura Berbati Zejna, të cilat sipas burimeve, janë shoqe para shumë vitesh, shihen duke u shoqëruar edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme