Inflacioni në Estoni arrinë në 25.2 për qind - më i larti në Eurozonë - NACIONALE

Inflacioni në Estoni arrinë në 25.2 për qind - më i larti në Eurozonë

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Në gusht 2022, norma vjetore e inflacionit për zonën e euros u rrit në 9.1% nga 8.9% në korrik. 3.0% ishte norma një vit më parë.

Inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian ishte 10.1% në gusht 2022, nga 9.8% në korrik. Një vit më parë, norma ishte 3.2%. Shifra të publikuara nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Francë (6.6%), Maltë (7.0%) dhe Finlandë (7.9%).

Ndërsa ato më të larta vjetore u regjistruan në Estoni (25.2%), Letoni (21.4%) dhe Lituani (21.1%).

Krahasuar me korrikun, inflacioni vjetor ra në dymbëdhjetë shtete anëtare dhe u rrit në pesëmbëdhjetë.

Në gusht, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga energjia e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani ,shërbimet dhe mallrat industriale joenergjetike.

Kujtojmë që në Kosovë, sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit e matur në gusht 2022 krahasuar me gushtin 2021 ishte 13%.

Pavarësisht se është më e ulët se 14.2% e muajit të kaluar, Kosova vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Eurozonës, që është 10.1%. Veçmas kësaj, rënia e ndjeshme e të ardhurave reale është shqetësuese.

Lajme të ngjashme