Infermierët të pakënaqur me projektligjin e ri të pagave - NACIONALE

Infermierët të pakënaqur me projektligjin e ri të pagave

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë, janë shprehur të pakënaqur me koeficientin 5.6 në projektligjin e ri të pagave, i cili tashmë është në konsultim paraprak.

Nga kjo sindikatë deklarojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë do ta dërgojnë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa e tyre e kamotshme që të gradohen njëjtë sikurse fizeoterapeutët dhe logopedët, vazhdon të jetë ende kyçe karshi këtij ligji.

Kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Përparim Berisha thotë se pritshmëritë karshi ligjit të ri të pagave nuk janë të mira.

Ndonëse shprehet se ka përmirësim krahasuar me ligjin e kaluar, Berisha për KosovaPress, thotë se kërkesat e tyre do t’i adresojnë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë brenda 10 ditëve.

“Pritshmëritë tona thuajse nuk janë të mira, ashtu siç kemi shpresuar, jemi të graduar me koeficientë pak më mirë dhe me shumë të hollave, pak më mirë sesa me ligjin e kaluar. Mirëpo, dallimi është prapë në mes të infermierëve dhe fizeoteraputëve dhe logopedëve, ku ata janë graduar me koeficientë 6, kurse infermierët me koeficientë 5.6. Infermierët janë ndarë në tri grupe në shërbimin parësor, dytësor dhe tretësor, kurse tek mjekët nuk e kemi një ndarje të tillë…02\-04 Ata kanë kërkuar që me çdo kusht të jenë barazë me logopedët, fizieoterapeutët me koeficinetë 6 për shkak se sipas infermierëve, edhe ata i kanë 180 pikë akredituese shkollimi bachelor, njëjti sikur fizeoterapeutët dhe logopedët… 03’\51 Dallimi është diku rreth 50 euro…Kjo ka shfaq pakënaqësi jo për shkak të ndoshta mjeteve monetare, por për shkak të gradimit, punës të infermierëve që sipas tyre është shumë më e rëndë se e fizieoterapeutëve dhe logopedëve. E keni parë edhe në pandemi rolin kryesor e kanë pas infermierët dhe shërbimin ndaj të sëmurëve ”,tha Berisha.

Lajme të ngjashme