Infantino takohet me kryetarin e Prishtinës dhe ministrin e Sportit - NACIONALE

Infantino takohet me kryetarin e Prishtinës dhe ministrin e Sportit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vazhduar me takime.

Ai është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet rrjeteve sociale.

NJOFTIMI:

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë. Pas takimeve me presidentin Agim Ademi dhe KE të FFK-së, si dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kreu i FIFA-s është pritur edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku si dhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ky i fundit ia ka dorëzuar presidentit Infantino “Çelësin e Kryeqytetit”.

Lajme të ngjashme