India e konfirmon sërish se s'ka ndryshuar mendje për pavarësinë e Kosovës - NACIONALE

India e konfirmon sërish se s'ka ndryshuar mendje për pavarësinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka përsëritur se shteti i tyre nuk do ta njohë pavarësinë e e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, “All India Radio News” njofton se zëdhënësi i MPJ-së së Indisë, Arindam Bagchi, ka thënë se pozicioni i shtetit të tyre për pavarësinë e Republikës së Kosovës është i njohur dhe nuk ka ndryshuar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pozicioni i Indisë për pavarësinë e Republikës së Kosovës është i njohur dhe që s’ka asnjë ndryshim në lidhjet me këtë”, raporton All India Radio News në Twitter.

Një muaj më parë, në kryeqytetin e Indisë New Delhi, është hapur Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë IKCEO. Për këtë kishte njoftuar Ambasada e Kosovës në Bangladesh, konkretisht ambasadori, Gyner Ureja.

Lajme të ngjashme