Imer Mushkolaj e “çudit” edhe robotin me pyetje: A ka me pasë luftë në Ballkan?
Imer Mushkolaj, analist, ka bërë një postim, ku tregon se ka “biseduar” me robotin “chatGBT”, që është një inteligjencë artificiale që po çuditë botën mbarë.
Por duket se z. Mushkolaj e ka gjetur një pyetje rrëqethëse edhe për robotin. Në postimin e tij, z. Mushkolaj ka treguar se e ka pyetur “robotin” nëse do të ketë luftë në Ballkan. E roboti nuk ka kthyer një përgjigje të saktë, nëse do të ketë apo jo luftë, pasi sipas tij është e vështirë të parashikosh të ardhmen.
Megjithatë roboti ka shpresuar se nuk do të ketë luftë.
“Është e vështirë të parashikosh luftë, por shpresohet që nuk do të ketë më ndonjë luftë në Ballkan” – shkruhet në fillimin e përgjigjës jo aq të gjatë të robotit.
