Ilir Mirena krahason reagimin e Ramës për shkarkimin e Ahmetajt, me atë të Kurtit për burgosjen e Krasniqit
Analisti Ilir Mirena, ka bërë një krahasim mes dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket reagimeve kur zyrtarët e emëruar prej tyre akuzohen për korrupsion.
Mirena tha se në lidhje me shkarkimin e Ahmetajt për korrupsion, i cili ishte një njeri me peshë shumë të madhe përkrah Edi Ramës, i njëjti ka thënë se i vjen shumë keq, por nuk e ndihmon dot, pra sipas Mirenës, Rama ka bërë një reagim të duhur.
‘’Arben Ahmetaj eshte nje politikane me karriere te gjate ne Shqiperi, ish-deputet, ish-zv/minister, disa here ish-minister, e se fundmi edhe zv/kryeminister ne Qeverine e Edi Rames. Nje njeri me peshe shume te madhe, perkrah Edi Rames, ne kampin socialist ne Shqiperi. Tashti, Ahmetaj eshte shkarkuar, ndodhet neper hetime te ndryshme, si i dyshuar per afera korruptive’’- tha Mirena në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Pra sipas Mirenës, Rama me pak fjalë ka thënë ‘’nëse ke vjedhur Zoti ta bëftë çaren’’.
“Nese keto qe dalin per Arben Ahmetajn jane te verteta me vjen shume keq, por nuk e ndihmoje dot.”, ishte reagimi i Edi Rames para pak kohesh per njerin nder bashkepuntoret me te afert te tij politike gjate dekades se fundit. Shkurt, reagimi i Rames ishte “nese ke vjedhur Zoti ta bafte qaren.” ‘’- u shpreh Mirena.
Ai thotë se Kurti e mbrojti me pasion Krasniqin, me një revoltë e mllef kundër sistemit të drejtësisë, opozitës, dhe çdokujt që kremtoi në lidhje me këtë arrestim.
‘’Mbrotje me pasion per Nagipin, revolte e mllef kunder sistemit te drejtesise, kunder opozites, dhe kujtedo qe kishte guxuar te kremtonte arrestimin e nje te dyshuari per keqperdorime multimilioneshe te parase publike’’- tha Mirena.
Ai tha se (sic) kësi mbrojtjeje siç bëri Kurti për Krasniqin, dhe më herët për Martin Berishajn, nuk e ka bërë për askënd tjetër në partinë e tij.
Mirena e arsyeton këtë reagim të Kurtit me faktin se sipas tij Krasniqi e Berisha dinë shumë për Kurtin. Ai e quan mbrojtjen e Kurtit tipike për dikë që i mbronë anëtarët e bandës së tij që sipas tij ndajnë shumë gjëra të errëta që nuk do të duhej t’i dinte publiku.
‘’Si shpjegohet? Po get qe Krasniqi e Berisha dijne shume per Kurtin. Mbrotja e Kurtit ishte tipike per dikend i cili mbron anetarin e bandes se tij, me te cilin ndajne shume gjera te erreta qe nuk do te duhej t’i dinte publiku’’- tha Mirena.
Ai si fund shtoi se në rrethana normale reagimi i Kurtit do të duhej të ishte i ngjashëm me atë të Edi Ramës për Arben Ahmetajn, por nuk ishte…
‘’Ndryshe, ne rrethana normale reagimi i tij do te duhej te ishte i ngjashem me ate te Edi Rames per Arben Ahmetajn, “s’te ndihmoj dot, nese je perlyer ne afera te tilla.”…’’- shtoi Mirena.