IKShPK: Uji i sistemeve të goditura nga shirat nuk plotëson standardet e ujit të pijshëm - NACIONALE

IKShPK: Uji i sistemeve të goditura nga shirat nuk plotëson standardet e ujit të pijshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

IKSHPK ka deklaruar se uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm në mostrat mbledhura sot në mbarë vendin.

Edhe tani, për shkak të lokacioneve të shumta që janë të pashëndetshme 24 orë në ditë, të gjitha impiantet kanë reduktuar kapacitetin e ujit ose janë duke mosfunksionuar.

“Në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm. Edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të reduktuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë. Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës. Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara. Uji nga këto sisteme nuk i plotëson standardet e kërkuara të ujit të pijshëm.” – thuhet në njoftim.

Postimi:

Lajme të ngjashme