IKSHPK: Uji i Badocit mbetet i papijshëm - NACIONALE

IKSHPK: Uji i Badocit mbetet i papijshëm

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka lëshuar sot një përditësim lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm, pas reshjeve të fundit që kanë ndikuar në burimet ujore.

Sipas analizave të fundit laboratorike, uji nga liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm. Instituti bëri të ditur se vlerat e turbullirës mbeten mbi normat e lejuara, duke bërë që uji të mos rekomandohet për konsum njerëzor deri në një njoftim tjetër.

Në anën tjetër, situata paraqitet e stabilizuar për zonat që furnizohen nga fabrikat e ujit në Shkabaj dhe Batllavë. IKSHPK konfirmon se në këto burime, cilësia e ujit është brenda standardeve të parapara dhe parametrave të sigurisë, duke qenë plotësisht i sigurt për pije.

Instituti ka bërë të ditur se ekipet e monitorimit janë në terren edhe në komunat e tjera për të mbikëqyrur situatën në kohë reale.

Lajme të ngjashme