Ikja jashtë vendit: Deputeti i VV-së kërkon rritje të pagave për sektorin publik e privat - NACIONALE

Ikja jashtë vendit: Deputeti i VV-së kërkon rritje të pagave për sektorin publik e privat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se duhet të veprohet për ikjen e fuqisë punëtorëe jashtë vendit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të rriten pagat në sektorin publik e privat.

Veç kësaj, ai shtoi se duhet përmirësim i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Rrahmani ka kërkuar edhe investime në shëndetësi dhe arsim.

Postimi i plotë i deputetit të LVV-së:

Sot më shpejtë se kurr duhet të veprojmë...

-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;

-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;

-investimet në shëndetësi dhe arsim.

Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.

Lajme të ngjashme