Idrizi merr përkrahje nga kategoritë e dala nga lufta: Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin - NACIONALE

Idrizi merr përkrahje nga kategoritë e dala nga lufta: Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vushtrrisë, njëherësh kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Në takimin që ka pasur me veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmoreve, ai ka thënë se në çdo fjalë të tyre ka ndjerë përkushtim dhe dashur për vendin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Idrizi ka shkruar se përkrahja nga këto kategori ka vlerë të veçantë për të.

Nder dhe emocion i veçantë të takoj shokët e idealit, njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë tonë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve. Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën tonë të përbashkët këto katër vite. Kjo përkrahje ka vlerë të jashtëzakonshme për mua, sepse vjen nga ata që sakrifikuan më shumë se kushdo për Kosovën. Faleminderit nga zemra për besimin e dhënë”, ka shkruar Idrizi.

Lajme të ngjashme