Ibrahimi: Aktivizimi i KFOR-it në veri e riaktivizon Rezolutën 1244
Opinionisti Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se insistimi i bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e vendimit për targat ka të bëjë me çështjen e sigurisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse tensionohet situata në veri, KFOR-i mund ta marrë situatën në dorë.
Ai ka thënë se kjo nuk do të ishte një gjë e mirë për Kosovën, duke shtuar se kjo do ta riaktivizonte rezolutën 1244.
“Rreziku ndaj sigurisë në vend e rajon është shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan. Kjo është edhe arsyeja pse ka kaq insistim në shtyrjen e vendimit për targat. Nëse rreziku është aq i lartë dhe nuk ka fleksibilitet nga Qeveria e Kosovës, atëherë mos të çuditemi që KFOR e merr situatën nën kontroll. Kjo pastaj ka rreziqe tjera sepse e riaktivizon rezolutën 1244, të cilën e kanë mbajtur "nën tepih" sidomos miqtë amerikan. Do të ishte mirë që qeveria para se të marrë ndonjë vendim definitiv, ta marrë e ta rilexojë atë rezoltutë dhe ti sheh implikimet që i sjell ajo vendit”, ka shkruar Ibrahimi.