Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi sipas gazetarit Lirim Mehmetaj
Gazetari Lirim Mehmetaj, në emisionin Personale, jep mendimet e tij rreth dy prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë shqiptare: Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.
“Ibrahim Rugova është një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Di shumë për Rugovën. Sidomos deri në vitin 1996 veprimet politike që ka ndërmarrë Ibrahim Rugova janë jo vetëm vizionare por edhe të jashtëzakonshme dhe vështirë të shpjegueshme nga koha e sotme, një prej tyre ka qenë refuzimi kategorik për me u futë në zgjedhjet e Serbisë përkundër presioneve edhe ndërkombëtare, ky ka vendosë me e abstrahu komplet nga jeta politike dhe institucionale e Serbisë, kështu ia ka bë të ditur komunitetit ndërkombëtar se cfarëdo rezultati që prodhojnë zgjedhjet, ato nuk janë reflektim i shumicës shqiptare në Kosovë.
Rugova në momente të caktume nuk ka qenë fare institucionalist dhe jashtëzakonisht trim”, thotë Mehmetaj, shkruan Nacionale.
“Hashim Thaçi është figura më e rëndësishme e gjallë e shqiptarëve politike dhe jopolitike dhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të të gjithë historisë shqiptare.
I kisha ftu të gjithë me i lexu kujtimet e Olbright dhe akterëve të tjerë të Rambujesë edhe me e kuptu se si një 29 vjeçar ka arritë me e nxjerr ma të mirën, që vec prezenca aty ka qenë tmerruese”, thotë ai./Nacionale/