Ia huq Kurti: E bën tag Erdoganin gabim, derisa e uron që i fitoi zgjedhjet - NACIONALE

Ia huq Kurti: E bën tag Erdoganin gabim, derisa e uron që i fitoi zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar presidentit turk Erdogan fitoren e sotme në zgjedhje.

Kurti ka thënë se rizgjedhja e tij është e suksesshme dhe i njëjti ka deklaruar se mezi pret të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin.

Mirëpo urimi i Kurtit nuk ka arritur në mënyrë të drejtpërdrejt tek Erdogani, pasi që kryeministri i Kosovës e ka bërë tag një Twitter që nuk është i Erdoganit.

Urimet e mia të sinqerta për Presidentin, Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë.” – ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të ngjashme