"Më mirë lexo...": Von Cramon ia kthen Bashës, ky i fundit rikthehet edhe më rëndë
Një përplasje mes deputetit Dimal Basha nga partia politike Vetëvendosje dhe Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën ka ndodhur në Twitter pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore. Reagimi i eurodeputetes erdhi pas një postimi të deputetit Basha, i cili akuzonte Von Cramon "për ofendim të policëve kosovarë dhe shfaqje të një mentaliteti imperialist."
Në përgjigje të akuzave të Bashës, Viola von Cramon është kundërpërgjigjur në Twitter, duke e këshilluar deputetin të zgjerojë këndvështrimin e tij. Ajo i kërkoi atij që të marrë parasysh deklaratën e lëshuar bashkërisht nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.
"Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni mua. Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë", - shkroi Cramon.
You’d better read what the rest of the world is saying instead of attacking me.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) May 28, 2023
Statement from the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States and European Union in Kosovohttps://t.co/GxAq1aIeem