"I zënë pritën babës dhe e kidnapojnë", Ahmeti “denoncon” tre shqiptarë që sipas tij punonin për UDB-në
Juristi Arbër Ahmeti, përmes rrjeteve sociale ka “denoncuar me emër e mbiemër, Bashkim Kursanin, Lurfi Ajvazin e Xhavit Kuqin, të cilët sipas tij punojnë për shërbimin sekret të Serbisë “UDB”.
Këta të tre, sipas Ahmetit, ia rrëmbyen babain para 41 vjetësh, pikërisht për shkak të rolit të tij në revoltën e 81-shit.
“Si sot para 41 vitesh UDB-ashat Bashkim Kursani, Lutfi Ajvazi dhe Xhavit Kuqi i zënë pritë babës dhe e kidnapojnë për rolin e tij në revoltën e 81-es. Pak ditë më vonë arrestohet në shtëpi edhe axha Nysreti. Familja jonë përjeton dhunën e pushtetit dhe izolimit në vitet pasuese.”- ka shkruar Ahmeti.
Si sot para 41 vitesh UDB-ashat Bashkim Kursani, Lutfi Ajvazi dhe Xhavit Kuqi i zënë pritë babës dhe e kidnapojnë për rolin e tij në revoltën e 81-es. Pak ditë më vonë arrestohet në shtëpi edhe axha Nysreti. Familja jonë përjeton dhunën e pushtetit dhe izolimit në vitet pasuese. pic.twitter.com/tJiDbx8QGK
— Arber Ahmeti (@str_arber) April 8, 2023
Në fakt Arbër Ahmeti, e shpërndau një postim të cilin vet babai i tij, Bahtir Ahmeti e kishte postuar në Facebook.
Me anë të këtij postimi z. Bahtir Ahmeti po ashtu i përmend këta tre emra si “kidnapuesit” e tij.
“Vetëm pak orë më ndajnë nga koha kur si sot para 41 vitesh në afërsi të parkut të qytetit u arrestova/kidnapova nga shërbyesit e regjimit serbo-jugosllav.
Ndër personat që udhëheqen arrestimin tim e më pas hetimin tim ishin inspektorët e UDB-së, Bashkim Kursani, Lutfi Ajvazi e Xhavit Kuqi e disa të tjerë që siguronin terrenin e perimetrin.
Sot pas 41 vitesh ndihem mirë që ne jemi përpjekur në të drejtën tonë, kemi fituar dhe gëzojmë Kosovën e lirë.” – ka shkruar Bahtir Ahmeti.
Kujtojmë se demonstratat e 81-shit ishin një revoltë gjithë popullore e shqiptarëve, të cilët ndiheshin të shtypur nën Jugosllavi.
Për demonstratat e 81-shit thuhet se gjatë tërë revoltës u angazhuan mbi 1 milionë njerëz.