I vrau tre civilë shqiptarë në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burg për krime të luftës - NACIONALE

I vrau tre civilë shqiptarë në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burg për krime të luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Pleskoviqit u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri dhe anëtarët: Violeta Namani-Hajra dhe Kujtim Krasniqi.

Sipas gjykatësit Beqiri, dënimi me 15 vjet burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Palët e dëmtuara udhëzohen në konest të rregullt civil.

Lajme të ngjashme